21:56 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Grenell ia bën retweet ambasadorit Kosnett ku mirëpret mocionin ndaj Qeverisë Kurti

I dërguari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë njoftimin e ambasadorit Philip Kosnett, ku mirëpret seancën për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është i lumtur që nesër Kuvendi po zhvillon një votim mosbesimi, shkruan IndeksOnline.

Nesër do të mbahet seancë lidhur me votimin e mocionit ndaj Qeverisë Kurti, të inicuar nga partneri qeveritar, LDK-ja.

Kosnett ka thënë se është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën.

“I kënaqur të shohim që nesër Kuvendi po zhvillon një votim mosbesimi. Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, tha ai./IndeksOnline/