07:59 / E Martë, 02 Qershor 2020

Grenelli jep dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit amerikan

Mbrëmë vonë Richard Grenell dha dorëheqjen prej pozitës që kishte në Departamentin e shtetit amerikan.

Këtë e bëri të ditur ai vetë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit.  Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë larg – Kryetarit tim të Kabinetit.  Sekretarët e kabinetit “Duke vepruar” nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit dhe është një çështje e madhe”, ka shkruar Grenell.

Por ai nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën. Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.