23:36 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Grenell: Kurti po bën gabim serioz, nuk i përkrahim masat gjysmake

I dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell i ka quajtur masa gjysmake paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksave në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka theksuar se Kurti është duke bërë gabim serioz.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë.