10:54 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli pas takimit me Kurtin: S’përzihem në çëshjet politike, kemi biseduar për ekonominë e vendit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Ambasadori Grenell ka shkuar sot në zyra të Lëvizjes Vetëvendosje, për të realizuar një takim me fituesin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Kosovë, Albin Kurti.

Pas takimit, Grenelli ka thënë se sot nuk dëshiron që të përzihet në çështjet politike në Kosovë.

Por ai shtoi se aty biseduan për ekonominë e vendit, me ç’rast tha se duke pasur Qeveri, vendi do të ketë edhe mundësi më të mëdha për hapjen e bizneseve dhe për punësimin e të rinjve.

Grenelli dha një mesazh sot nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje: “ Mesazhi im për sot është që të lëvizim përpara të ndihmojmë të rinjtë dhe familjet e reja me vende pune”

“Dua të sqaroj se shtytja ekonomike që unë jam duke dashur që të bëj është më e rëndësishmja, formimi i vendeve të reja të punës, njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke u ndihmuar bizneseve përmes Qeverisë.

Jam duke u munduar që të injoroj përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z.Kurti dhe do të kërkoj edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njëjtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet. 

Unë do ta përcjell po të njëjtin mesazh edhe në Beograd. Ky është mesazhi që e mbaj këtu sot edhe në Serbi”, shtoi Grenelli./IndeksOnline/