13:01 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Greqi: Prindërit refuzojnë shkollën, disa familje s’i çojnë fëmijët ditën e parë

Zilja e pare e vitit te ri shkollor është dëgjuar mëngjesin e së hënës duke shënuar rihapjen e shkollave në kushte krejtësisht të ndryshme nga  vitet e tjera, në një moment kur Greqia duket se kalon fazën me kritike të pandemisë me mbi 250 raste në ditë, ndërsa edhe numri i viktimave dhe pacientet me terapi intensive janë rritur ndjeshëm.

Fëmijët ndihen pak çuditshëm se është hera e parë, por besoj se do të mësohen.

Megjithëse ka pasur disa gupe prindërish që kanë refuzuar të dërgojnë në shkollë me maska fëmijët e tyre, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në klasa, pjesa tjetër ka respektuar masat e vendosura nga ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, për mbajtjen e detyrueshme të tyre.

“Duhet të ruajmë distancën, të mbajmë maskën dhe të lajmë shpesh duart.” tha një nxënëse, shkruan Topchannelli.

Natyrisht nuk është lenë pa u komentuar fakti përse  klerikët ,duke filluar nga kryepeshkopi i vendit nuk kanë vendosur maskë gjatë kryerjes së shërbesës së  bekimit të vitit të ri akademik.

Ndërsa edhe opozita ka kritikuar Qeverinë pasi nuk ka marrë mësues shtesë dhe nuk ka siguruar kushte në klasa për të mos pasur shumë fëmijë brenda.

Ndërsa në rrjetet sociale gjithashtu kanë qarkulluar shumë fotografi me disa maska të cilat ka shpërndarë Ministria e Arsimit falas nëpër shkolla , por që kanë qenë të përmasave tepër të mëdha.

Sipas udhëzimeve të organeve përkatëse një shkollë do të mbyllet përkohësisht nëse do të ketë më shumë se 3 raste me Covidin-19.