Greqia ”pushton” Anglinë, bie ”Wembley”
Greqia ka marr tre pikë të plota në udhëtim ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve.
”Tre Luanët” u mposhtën me rezultat 1-2, në stadiumin ”Wembley”, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, derisa tre gola u shënuan në pjesën e dytë.
Vangelis Pavlidis i dha epërsinë Greqisë në minutën e 49-të, gol të cilin ia dedikoi ish-futbollistit grek, George Baldock, i cili mbrëm u gjet i vdekur në banesen e tij.
Jude Bellingham barazoi rezultatin në minutën e 87-të, duke i dhënë shpresë Anglisë për fitore.
Por Greqia arriti të shënonte edhe një gol në fund të ndeshjes, duke marr tre pikë të plota.
Ishte përsëri Pavlidis ai i cili e dërgoi topin në rrjetë, në 90+4.
Greqia është lidere e Grupit 2 në Ligën B, me tre fitore në tre ndeshje, duke grumbulluar 9 pikë, tre më shumë se Anglia që renditet në vendin e dytë./IndeksOnline/