14:03 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Greqia rihap monumentin madhështor të Aleksandrit të Madh

Vendi i një prej monumenteve më të rëndësishëm në antikitetin klasik – pallati ku Aleksandri i Madh u kurorëzua mbret – është rihapur pas një restaurimi 16-vjeçar.

Pallati i Aigait, pranë qytetit port verior të Selanikut të Greqisë, u ndërtua më shumë se 2300 vjet më parë, shkruan BBC, transmeton Kk.

Më vonë u shkatërrua nga romakët dhe u zbulua përmes gërmimeve që filluan në shekullin e 19-të.

Rinovimi i tij kushtoi më shumë se 20 milionë euro me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në ceremonin për rihapjen e vendit të premten, e përshkroi atë si një “monument me rëndësi globale”.