09:10 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Gresa Behluli e konfirmon shtatzëninë në klipin e ri

Ditë më parë u raportua se këngëtarja është shtatzënë me fëmijën e parë.

Ndërkohë, ky lajm vetëm se u konfirmua nga vetë, Gresa përmes videoklipit të ri.

Këngëtarja lansoi projektin e ri muzikor e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur teksa edhe e prekte me duar.

Pjesë e kësaj kënge është edhe motra e këngëtares, Besiana e cila edhe këndon një pjesë të tekstit.

Ndryshe, Gresa u martua në vitin 2019 e cila kishte realizuar një dasmë të madhe me shumë të ftuar.