75 Mall Live Search
22:56 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Gresa Pallaska tregon fytyrën pa make-up (Foto)

Ajo është një nga aktoret më të talentuara dhe më të pëlqyera shqiptare.

Bëhet fjalë për Gresa Pallaskën e cila tashmë numëron një numër të madh rolesh, por audiencës ia rrëmbei zemrën me rolin e saj në serialin komik “Çka ka shpija”, shkruan Indeksonline.


Krahas sukseseve aktorja shquhet edhe për bukurinë që e karakterizon. E këtë e ka dëshmuar edhe përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj Instagram.


Gresa shihet pa make up, krejtësisht natyrale. Fotografi e realizuar gjatë provave të shfaqjes “Kaligula” që shumë shpejtë pritet të ipet premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës./Indeksonline/