Greva e futbollistëve, e mbështet edhe Dani Carvajal: Duhet ta ngremë zërin!
Shumë ndeshje për futbollistët duket se është pengesë e madhe dhe mund të ndodh një grevë.
Po flitet se lojtarët e ligave të Europës mund të bëjnë një grevë gjatë këtyre ditëve për shkak të orarit të ngjeshur, shkruan Indeksonline
Dani Carvajal është lojtari i radhës që ka dhënë një ide të tillë të një greve. Ai thotë se shumë ndeshje, kurse lojtarët nuk po merren parasysh fare.
“Të hyjmë në grevë është një mundësi. Lojtarët nuk merren parasysh, duhet të ngremë zërin”, u shpreh Carvajal.
Një ide të tillë e pati edhe mesfushori i Manchester Cityt, Rodri – i cili mbështeti një grevë të mundshme të futbollistëve shkaku i një orari të ngjeshur./Indeksonline/
⚪️⚠️ Dani Carvajal when asked by @tjcope about number of games: “Going on a strike for us as players is a possibility”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 19, 2024
“The players are not taken into account, we have to raise our voice”. pic.twitter.com/UsUm4g3xYv