10:00 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Griezmann e pranon se e kopjoi Messin

Antoine Griezmann, ka bërë një paraqitje fantastike ndaj Real Betis-it.

Sulmuesi francez ishte më i miri në “Camp Nou”, duke udhëhequr Barcelonën drejt suksesit të parë këtë sezon në La Liga.

Griezmann shënoi dy herë, por pas ndeshjes francezi tha se stilin e golit të dytë e kishte “vjedhur” nga Messi në stërvitje.

“Po, e pashë Leon, duke gjuajtur në atë mënyrën në stërvitje dhe e kopjova atë…”, tha Griezmann pas ndeshjes.

Ai u pyet edhe për mënyrën sesi i festoi golat.

“Festimi? Më pëlqeu çfarë bëri LeBron James dhe tentova ta kopjoja atë”, shpjegoi ai.

Griezman tashmë ka tre gola me fanellën e Barçës, dy në La Liga dhe një në miqësore. /IndeksOnline/