15:43 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Griezmann fajëson bashkëshorten për humbjen e penaltisë ndaj Shqipërisë

Antoine Griezmann ka premtuar se do të punojë më shumë në gjuajtjen e penaltive duke fajësuar me shaka bashkëshorten e tij se ishte shkaktare për humbjen e penaltisë ndaj Shqipërisë.

Gjithsesi Griezmann kishte rastin të realizonte një gol në pjesën e parë, por gjuajtja e tij nga penaltia u ndal nga shtylla.

I pyetur për penaltinë e humbur, sulmuesi i Barcelonës tha se nuk e di çfarë ka ndodhur.

“Ndoshta është sepse gruaja ime nuk e ka shikuar ndeshjen. Isha mirë, por s’mund të shënojmë çdo herë. Më duhet të punoj për penaltitë”, ka thënë francezi.

Franca fitoi 4 me 1 ndeshjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt Euro 2020, me dy gola të Kingsley Comanit, e nga një të Olivier Giroudit dhe Jonathan Ikones.