21:51 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Griezmann informon Atleticon se po largohet

Të shtunën kundër Valencias, Antoine Griezmann zhvillon ndeshjen e fundit të tij me fanellën e Atletico Madrid.

Ylli francez ka pasur një takim gjatë ditës me Diego Simeonen dhe Miguel Angel Gil Marin ku i ka njoftuar për largimin, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu iu ka kumtuar edhe shokëve se po largohet nga Atletico Madrid.

Griezmann po kërkohet nga Barcelona derisa klauzola e lirimit të tij kushton hiq më pak se 200 milionë euro, ku pas 1 korrikut do të reduktohet në 120 milionë. /IndeksOnline/