23:47 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Griezmann: Ishte e vështirë të luanim në stadiumin e Shqipërisë

Antoine Griezmann më në fund është zhbllokuar me golin e shënuar ndaj Shqipërisë.

Ai ka gjetur rrjetën pas shtatë ndeshjeve “thatësirë” me kombëtaren e tij teksa Franca na ka mposhtur Shqipërinë 2-0 në Air Albania.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Barcelonës është shprehur shumë i kënaqur me fitoren, duke theksuar se nuk ishte aspak e lehtë të luhej në një stadium të ri me një fushë e cila ka nevojë të përmirësohet akoma.

Jemi shumë të kënaqur me fitoren. E dinim se do të ishte e vështirë. Nuk ishte e lehtë të luaje në atë fushë në një stadium të ri. E nisëm mirë dhe bëmë diferencën në pjesën e parë. Sistemi ynë ka punuar shumë mirë. Tani do të luajmë në Europian dhe do të bëjmë çmos për ta fituar.”