12:17 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Grilë të madhe, motor të ri dhe më shumë teknologji – debuton BMW Serie 7

Pas disa fotove të spiunuara dhe një numër paralajmërimesh, BMW Serie 7 facelift po bën debutimin e saj zyrtar me disa ndryshime në stil dhe përmirësime të rëndësishme në teknologji.

Së pari dhe më kryesorja, pjesa e përparme e makinës ka një grilë më të madhe, duke i dhënë një pamje më të fuqishme.

Versioni më i fuqishëm mbetet M760 me motor V12 i cili ka 600 kuajfuqi, shkruan IndeksOnline.

BMW poashtu është krenar për të futur një version të ri-stilizuar 4.4 litërsh V8. Tani gjeneron 523 kuajfuqi, apo 80 kuajfuqi më shumë se më parë.

Në 750i xDrive, V8 i ri siguron që makina të arrij në 100 km/orë për vetëm 3.9 sekonda.

Seria 7 e re do të ofrohet edhe në një version hibrid plug-in që kombinon një motor me gjashtë cilindra inline të përshtatur me 280 kuajfuqi, me një motor elektrik të vlerësuar në 113 kuajfuqi.

Kur të mbërrijë në dyqane në prill të këtij viti, Seria 7 do të jetë në dispozicion në pesë specifikime të ndryshme, katër modele all-wheel-drive dhe një RWD. Çmimet do të zbulohen pak para së të dalin në shitje. /IndeksOnline/