15:27 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Grim për t’u dukur si Elizabeth Taylor (Video)

Lisa Eldridge ka gjetur mënyrën e grimit, që edhe biondinat të duken si ikona e filmit.

Femrat me flokë të bardhë, të vetmen ngjashmëri me Elizabeth Taylor, e kanë ngjyrën e syve.

Por, artistja e grimit, ka gjetur një mënyrë, që me anë të ngjyrosjes së vetullave, rreth syrit dhe qerpikëve, biondet të duken si Taylor.

Konturimi i duhur dhe formësimi i buzëve, janë bazë për një dukje që mund të krahasohet me aktoren e famshme.

Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihni mënyrën, se si Eldridge e transformon modelen, me anë të grimit.