20:55 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Grimeri i famshëm botëror e drejton nënën dhe motrën tek Sellma (Foto)

Mario është grimeri i famshëm i modeles Kim Kardashian, ai është shqiptar, ndërsa mbrëmë ishte i ftuari special i eventit “ODA” që u mbajt në Pallatin e Brigdave në Tiranë, shkruan Indeksonline.


Ai gjatë vizitës së tij në Shqipëri takoi edhe make up artisten nga Kosova Sellma, ndërsa u njoftua nga afër me artin që krijon ajo. Madje Mario u kujdes që motra dhe nëna e tij ta bëjnë grimin tek Sellma.

E si gjithmonë Sellma befason me duart e saj të arta. Kjo ka befasuar edhe vet grimerin me famë botërore./Indeksonline/