15:54 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Grimeri shqiptar pranon që është gay, Albërie Hadërgjonaj: Jam shumë krenare me ty

Grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic ka pranuar që është gay.

Ai së fundi ka pranuar çmim në “American Influencer Awards 2019” ku edhe dha një mesazh të fuqishëm dhe emocional që preku të gjithë.

Gjatë fjalimit të tij, Mario plotë emocion pranoi me krenari se është gay dhe më në fund mund të jetojë.

Ky fjalimi i grimerit ka prekur edhe Albërie Hadërgjonaj ka përkrahur atë me një postimi në Instagram.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri ne të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai ju bëri juve qenien më të mirë ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty”, ka shkruar këngëtarja e njohur shqiptare.

Ndryshe, Mario më së shumti njihet për bashkëpunimet me ylli e njohur televiziv, Kim Kardashian./Indeksonline/