19:23 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / k.v

Grimerja Bjondina Rexhepi ftohet të japë masterclass në Turqi, mahnitë me punën e saj

Kosova ka një numër të konsiderueshëm artistësh të dëshmuar të fushës së grimit dhe parukerisë, të cilët kanë bërë emër edhe jashtë kufinjëve shqiptar.

E talentuar, kreative, profesionale dhe tejet detaiste është edhe make-up artistja Bjondina Rexhepi, e njohur për punën e saj të mahnitshme.

Aplikimet e Bjondina Rexhepit janë mbreslënëse dhe kjo deshmohet përditë edhe përmes postimeve në faqen e saj në Instagram. Ndërkohë, artistja na tregon se me grim ka nisur të merret që në moshën 13 vjeçare, atëherë kur i ndihmonte të ëmës në studion e saj të bukurisë.

Përmes trajnimeve profesionale, Bjondina ka arritur ta perfeksionoj talentin dhe pasionin e saj për grimin. Ëndrra e fmëijërisë së saj është bërë plotësisht realitet falë vullnetit dhe mbështetjes së pa kursyer të familjes.

Sot, “Studio Bjondina”në Viti është adresa e shumë femrave që duan të shkëlqejnë në ditet e tyre speciale. Femra nga e gjithë Kosova shkojnë në Viti për tu lyer në studion e artistes së grimit që tashmë e ka vulosur suksesin e saj.

Së fundi, Bjondina Rexhepi ishte e ftuar në një masterclass në Turqi si grimere profesionale e zgjedhur nga Hasan Keskin organizatori i këtij masterclass-i për grim profesional.

Ajo, ndodhej në mesin e shumë stilisteve të njohur të fushës së parukerisë, ndërkohë që ishte e vetmja grimere e pranishme, ku shfaqte teknikat më të reja dhe më trendi të grimit.

Në këtë masterclass kishte kandidatë nga shtete të ndryshme si, Holanda, Anglia, Belgjika, Algjeria, Turqia, etj, të cilët përfitonin nga përvoja profesionale e make-up artistes kosovare dhe artistëve të tjerë mastër, por në fushën e stilimit te flokëve.

Siç kuptojmë, Bjondina mbanë edhe kurse intenzive në studion e saj dhe gjithashtu ka bashkpunime edhe me shkolla profesionale ne Prishtinë. Trajnimet zgjasin 10 ditë.

“Paraprakisht unë informoj të gjitha detajet e trajnimit ne faqën time të instagramit @studiobjondina. Trajnimet mbahen për grim dhe për flokë, për grim trajnere jam unë ndersa trajnere për floke është nëna ime, Muzafere Rexhepi, pasi siç dihet unë punoj bashkë me nenën time”, thotë Rexhepi.