07:57 / E Martë, 10 Maj 2022 / AR

Grimi i viteve ‘90 po rikthehet

Për fajin e serialit “Euphoria”, kemi sërish mes trendeve të pranverë-verës grimin e viteve ’90. Yjet në tapetin e kuq e konfirmuan fuqishëm rikthimin e grimit që nuk lë asnjë pjesë të fytyrës pa theksuar.

Për realizimin e këtij grimi, çelësi është përfshirja e xixave, ngjyrave të ftohta, highlighter dhe shkëlqyesit të buzëve.

Zendaya's frosty make-up at the 2022 Oscars © Getty Images.

Tek sytë, çelësi është përdorimi i ngjyrës gri, gold, apo çdo ngjyre tjetër që ka dhe pak xixa. Toni përhapet në të gjithë syrin dhe drejtohet për te cepi i vetullës.

Peneli nuk mungon, por syri theksohet me tonin e përdorur dhe në pjesën e poshtme të syrit. Pak highlighter për balancë nuk duhet të mungojë dhe sekreti i gjithë grimit është shkëlqyesi i buzëve që i mban të hidratuara dhe i bën të duken në harmoni me pjesën tjetër të fytyrës.

The frosty make-up according to Jennifer Lopez is one of the celebs who are exploiting it the most © Getty Images.

Shumë ngjyra dhe shumë xixa, mos nguroni të eksperimentoni.