10:00 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Grindet me ish-të dashurën, ia heq nga qafa zinxhirin që ia kishte dhuruar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Gjilan” të Kamenicës një person ka sulmuar ish të dashurën, për çka është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me ish te dashurën e tij viktimën femër K-Shqiptare e ka sulmuar fizikisht dhe ja ka grabitur zinxhirin nga fyti me pretendim se ai ja kishte dhuruar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore për te cilat i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/