12:07 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gropa paraqet telashe në trafik, Komuna mbyllë sytë përballë saj

Ka disa muaj që një gropë e hapur në rrugën “Tirana” në kryeqytet, po iu shkakton telashe shoferëve që e frekuentojnë atë, raporton Indeksonline.

Komuna e Prishtinës ende nuk e ka mbushur atë ndonëse është identifikuar qysh moti.

Gropa është prapa ndërtesës së KEDS-it të “Qafa” dhe e njëjta po paraqet problem të madh në trafik./Indeksonline/