16:21 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gropa që paraqet rrezik për qytetarët në mes të rrugës në Prishtinë

Ndonëse është kryeqendra e Kosovës, Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me rrugët më të dëmtuara.

Kjo ka bërë që shpesh qytetarët të vetmen adresë që kanë për t’i shfaqur pakënaqësitë e tyre detyrhen t’i përdorin rrjetet sociale, përcjellë Indeksonline.

Në llogarinë Facebook një qytetar ka postuar një fotografi ku tregon se si në rrugën “Hyzri Talla” në Lagjen Kodra e Diellit, është një gropë e madhe, ku e njëjta veçse ia prish imazhin kryeqytetit gjithashtu paraqet rrezik për kalimtaret dhe u krijon vështirësi lëvizjes së makinave.

Ndryshe, Prishtina është një nga qytetet që edhe 20 vite pas luftës po ballafaqohet me probleme të shumta./Indeksonline/