23:24 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Grosjean, kapiten i Francës për dy sezonet e ardhshme

Ish-numri katër i botës, Sebastien Grosjean është emëruar kapiten i Francës në Davis Cup për dy sezonet e ardhshme.

Grosjean ishte pjesë e ekipit të Francës që mposhti Australinë për ta fituar këtë kompeticion në vitin 2001.

40-vjeçari i fitoi katër tituj të ATP para se të pensionohet në maj të vitit 2010, transmeton IndeksOnline.

Amelie Mauresmo ishte emëruar kapitene fillimisht për ta zëvendësuar Yannick Noah, por ajo vendosi të tërhiqej për ta trajnuar Lucas Pouille.

”Është nder i madh që të emërohem kapitem sepse gjithnjë kam qenë i vëmendshëm te ky kompeticion”.

”Do të punoj shumë për të arritur sukses në këtë garë”, tha Grosjean./IndeksOnline/