14:23 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Group Stories” – Instagrami së shpejt me risi

Shfrytëzuesit e Instagramit, së shpejti mund të postojnë storie së bashku.

Jane Manchun Wong është hulumtuesi i aplikacioneve, që ka gjetur se Instagrami është duke e testuar opsionin e “Group Stories”, ku shfrytëzuesit mund të shpërndajnë së bashku postimet e ndryshme.

Në bazë të “screenshots” të siguruara, shihet se materialet mund të shpërndahen në Instagram apo në Storie, ndërsa prej aty mund të dërgohen te miqtë apo në këtë sistem grupor.

Deri tashti, Facebooku që është pronar i Instagramit, e ka testuar në aplikacionin e vet, ndërsa gjatë muajit të kaluar ka vendosur të mos e vazhdojë më.

Tashti ky opsion po testohet në Instagram, ku Storiet janë shumë më të popullarizuara dhe pritet që në këtë formë, të jenë edhe më atraktive.