17:03 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gruaja 90 vjeçare rrahet brutalisht nga një njeri që hyri në shtëpinë e saj (Foto)

Një grua 90 vjeçare është sulmuar brutalisht nga një njeri i pa njohur që ka hyrë në shtëpinë e saj.

Bëhet fjalë për Iris Warsner që u gjet në shtëpinë e saj në Brent të Londrës nga djali i saj, Jeffery Warnet, pasi që ishte rrahur keq nga një person deri më tash i panjohur.

“Jemi të tmerruar dhe tronditur nga dhuna që është përdorur mbi nënën tonë, Iris, e cila për shumicën është e njohur si Anne” ka thënë Warner në një deklaratë.

Ai ka apeluar që ata që kanë informata të ndihmojnë policinë për të vazhduar hetimin dhe personi përgjegjës të sillet para drejtësisë.

Detajet e sulmit mbeten të paqarta, dhe zonja e sulmuar kujton vetëm që kur është zgjuar ka parë një njeri mbi të. Më pas ai e goditi disa herë me një objekt dhe më pas kishte ikur.

Edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan kishte reaguar për këtë rast duke e konsideruar si të tmerrshëm dhe të “pështirë”

.Iris Warner në spital pas sulmit