11:32 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gruaja e Astrit Deharit e përlotur: Besoj se drejtësia do të bie në vend

Pas marrjes së ekspertizës zvicerane për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, kanë folur familjarët e Deharit.

Pas Avni Deharit, i cili ka treguar për konkluzionet e ekspertizës së Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore në të cilin sipas tij thuhet se djali i tij është vrarë.

Ndërkohë pak fjalë ka thënë edhe gruaja e Astritit, Arta, e cila mes lotësh ka kërkuar që të vendoset drejtësi.

“Unë besoj që drejtësia duhet të merret me këtë punë. Dhe besoj se drejtësia ka me ra në vend”, ka thënë ajo.

Mos i humb