16:33 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gruaja e guximshme iraniane i kundërvihet klerikut mysliman, i cili e kërcënon me arrestim (Video)

Një grua myslimane ka sfiduar një klerik i cili e urdhëroi atë që ta rregulloi mbulesën e kokës.

Në video mund të shihet burri duke i thënë gruas “duhet ta rregulloni shaminë ose ju do të arrestoheni”, kur gruaja trimërisht i kundërvihet atij.

Gruaja i kthehet atij duke i thënë se ai duhet ta shikojë gruan e vet për këtë gjë, dhe t’i tregojë asaj se si ta rregullojë mbulesën e jo grave të tjera.

Më pastaj ajo e heq gjithë shaminë duke i zbuluar flokët e saj, në shenj proteste e nervozizmi që ai i është përzier në një “çështje” e cila do të duhej të ishte privatësi.

Megjithatë dihet se në Iran mbulesa është detyrim për këtë pak gra kanë guxim t’iu kundërvihen të tjerëve./Indeksonline/