10:57 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Gruaja e Ivanoviq: Përsëri e morën atë, nuk arrita ta ruaj (Foto)

(I plotësuar)-Gruaja e Oliver Ivanoviq, Milena Ivanoviq ka folur shkurt për vrasjen e bashkëshortit të tij përderisa po qëndronte sot në spital.

Ajo është shprehur e tmerruar nga lajmi për vdekjen e tij duke  shtuar se ka fuqi vetëm për të thënë se “ Përsëri e morën atë, unë nuk arrita ta ruaj atë”, transmeton Indeksonline.

Ivanoviq u qëllua sot para zyrës së tij në veri të Mitrovicës./Indeksonline/

…………………………………………………………..

Gruaja e Ivanoviq është alivanosur, pasi iu kumtua lajmi i vdekjes së tij (Foto)

Gruaja e Oliver Ivanoviq, Milena thuhet se është alivanosur pasi i është kumtuar në spital lajmi për vdekjen e burrit të saj, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave serbe, Milena ishte e shoqëruar nga kunati i saj kur po priste lajme nga mjeku për gjendjen e Ivanoviq.

Pasi i është kumtuar lajmi se ai nuk ka mundur t’i mbijetoi plagët, Milena Ivanoviq është alivanosur në spital. /Indeksonline/