75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 14 Maj 2026 / AR

Gruaja e konfirmon ndarjen nga ylli i Arsenalit pas 13 vjetësh martesë

Ylli i Arsenalit, Leandro Trossard dhe gruaja e tij Laura Hilven janë ndarë pas pothuajse 13 vjetësh martesë.

Laura e konfirmoi ndarjen me një postim emocionues në Instagram, në të cilin shkroi se ajo dhe futbollisti ishin ndarë tashmë ca kohë, transmeton Indeksonline.

Lajmi erdhi pasi Laura fshiu së fundmi fotot e tyre së bashku nga rrjetet sociale.

Ajo shkroi në postim: “Me shumë dashuri, kujdes dhe respekt të ndërsjellë, kemi marrë vendimin tepër të vështirë për t’u ndarë. Vendimi nuk ishte i lehtë. Në fakt, kemi qenë të ndarë për ca kohë dhe gjatë kësaj kohe i kemi dhënë vetes hapësirën dhe kohën për të kaluar gjithçka në paqe dhe larg publikut”./Indeksonline/