Gruaja e Oliver Ivanoviq, punësohet në kabinetin e kryeministres serbe
Milena Ivanoviq, apo e njohur ndryshe si bashkëshortja e liderit serb në Kosovë tashmë i ndjerë, Oliver Ivanoviq është punësuar në Qeverinë e Serbisë, saktësisht në kabinetin e Ana Brnabiq.
Ajo është punësuar në kabinetin e Brnabiq dy javë më parë, transmeton Indeksonline.
“Milena filloi punën më 11 qershor. Do të jetë në ekipin e kryeministres Brnabiq, do të merret me Kulturën dhe Industrinë Krijuese”, thuhet në raportimin e Blic.rs.
Ndryshe Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti para banesës së tij në veri të Mitrovicës./Indeksonline/