22:02 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gruaja e princit vishet me fustan që kushton 35 funta

Dukesha e  Sussex është duke vazhduar turin e saj të udhëtimit në Zelandën e Re, me burrin e saj, princin Harry.

Ajo gjatë turit të saj në Australi e Zelandë të Re është parë me veshje të ndryshme duke shpenzuar kështu shumë të mëdha për veshjet e saj mbretërore.

Por gjatë ditës së sotme ajo është parë me një fustan i cili në “ASOS” mund të gjendet mjaft lirë.

Një fustan i zi i amësisë, të cilën e kishte të veshur ajo kushton vetëm 35 funta.

Sigurisht që kjo do bëj që i njëjti fustan të ketë shitje të shumta./Indeksonline/