14:20 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Gruaja e tallur për 14 vjet, bëhet modele e famshme

Gruaja e cila fshehu këmbën e saj për 14 vjeç, pasi u tall nga njerëzit e tjerë, i ka sfiduar kritikët e saj duke krijuar një karrierë të suksesshme modelimi.

Berlange Presilus, 28 vjeçe, që është me origjinë nga Haiti por jeton në Toronto, ka një shenj të madhe në këmbën e saj të djathtë, pasi ajo vuan nga një çrregullim i rrallë i njohur si Sindroma Klppek- Trenaynay (KTS), transmeton Indeksonline.

Si fëmijë, Presilus u mërzit nga bashkëmoshatarët e saj që thoshin se dukej sikur këmbët e saj vdisnin, duke  e shtyrë atë të vishte vetëm pantallona të gjatë dhe funde të gjata për më shumë se një dekadë.

Mirëpo kjo “e metë” nuk e ka penguar atë të modelojë për të famshmit “Toys R Us, Samsung, Mac dhe Johnnie Walker”.

Madje në foto sesionin e fundit të saj ajo ka pozuar duke shfaqur këmbën me shenjën e saj, për të inkurajuar të tjerët të duan vetveten ashtu siç janë./Indeksonline/