09:51 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gruaja fitoi 1 milion dollarë nga bileta e lotarisë që burri ia dhuroi për Shën Valentin

Një dhuratë e ditës së Shën Valentinit në minutën e fundit u shndërrua në një surprizë prej 1 milion dollarësh.

Një burrë nga Virxhinia i kishte sjellë gruas së tij një biletë lotarie për ditën e të dashuruarve.

Më 14 shkur, Terry Mudd kishte harruar të blinte dicka për gruan e tij për këtë ditë, kështu ai u ndal në minutën e fundit në një dyqan ushqimor.

Ai bleu një biletë llotarie në mënyrë që të mos shkonte pa asgjë në shtëpi, blerje të cilën e bënte shpesh kur vinte nga udhëtimet tregtare. Ai e mbylli atë në një zarf me shënimin “Pensioni i Terry dhe Madonës”.

Përkundër parashikimit të pamundur, ajo dhe gruaja e tij, Madonna, përfundua duke fituar një cmim të lartë prej 1 milionë dollarë nga kjo lojë.

Tani ata po planifikojnë që me këto para të bëjnë udhëtime të shumta kur të dalin në pension./Indeksonline/