23:11 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gruaja fiton betejën me drejtësinë, lindi fëmijën e vdekur në tualet

Evelyn Hernandez,  21 vjeçare në El Salvadaor ka fituar betejën me drejtësinë megjithëse fëmija i saj ishte gjendur e vdekur në toaletin e banesës së saj.

Evelyn kishte mohuar akuzat pasi që kishte thënë që nuk ishte në dijeni se ishte shtatzënë dhe në momentin e lindjes ajo kishte humbur vetëdijen.

Kundër saj prokuroria kishte kërkuar dënimin prej 40 viteve, derisa rasti në fjalë kishte marrë vëmendjen e aktivistëve të të drejtave të grave brenda dhe jashtë El Salvadorit, duke kërkuar lirimin e saj.

Kujtojmë se El Salvadori një nga ligjet më të rrepta kundër abortit në botë derisa aborti është i paligjshëm në të gjitha rrethanat dhe ata që shpallen fajtorë përballen me dy deri në tetë vjet burg.

Fillimisht ajo u akuzua për abort, por akuza u ndryshua në një prej vrasjeve të rënda me prokurorët duke argumentuar se ajo kishte fshehur shtatzëninë dhe nuk kërkonte kujdes para lindjes.

Në korrik 2017, gjykatësi vendosi që zonja Hernández e dinte që ishte shtatzënë dhe e shpalli atë fajtore. Ajo u dënua me 30 vjet burg, dënim nga i cili tashmë ka vuajtur 33 muaj.

Avokatët e zonjës Hernández apeluan kundër vendimit të gjykatësit. Ata thanë se testet mjekoligjore treguan se foshnja kishte vdekur nga aspirata mekonium, duke thithur jashtëqitjen e tij të hershme. Kjo mund të ndodhë ndërsa fëmija është akoma në mitër, gjatë lindjes ose menjëherë pas lindjes.

Avokatët thanë se testi vërtetoi që zonja Hernández nuk ishte përpjekur të abortonte fëmijën por ajo kishte vdekur nga shkaqe natyrale./Indeksonline/