07:58 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Gruaja gëlltitë aksidentalisht lugën 13 cm të gjatë

Një grua duhej t’i nënshtrohej operacionit pasi aksidentalisht gëlltiti një lugë metalike.

Pacientja e quajtur Lili nga Kina, barti lugën e saj 13 cm (pesë inç) në trupin e saj për katër ditë.

Kjo pasi, ajo nuk pati ndonjë dhimbje apo shqetësim, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, pasi futën një kamerë në trupin e pacientes, mjekët vërejtën lugën.

Mjeket bënë një endoskopie ku arritën të heqin nga trupi i saj lugën.