12:01 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gruaja hidhet nga ballkoni me dy fëmijët pas tërmetit në Tiranë

Një grua e lënduar nga tërmeti në Tiranë ka rrëfyer panikun.

Ajo për News 24, tregon pjesët e dëmtuara në trup dhe tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin.

Gruaja tregon se kishte kapur menjëherë në krah djalin e mitur dhe vajzën duke u hedhur nga ballkoni.

“Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë. Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe. Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë. Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare”, thotë ajo.

Po ashtu, pas mesnatës ka pasur disa lëvizje të forta të tokës dhe lëkundjet janë ndjerë më së shumti në qytetin e Durrësit.