16:14 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gruaja i merr jetën të riut për një palë këpucë të shtrenjta!

Një grua është arrestuar pasi therri me thikë një person për një palë këpucë të shtrenjta.

Ahsanullah Nawazai, 20 vjeç u gjet i mbuluar nga gjaku në mes të rrugës në Londër, transmeton Indeksonline.

Ai kishte marrë disa plagë si pasojë e të cilave humbi jetën.

Fqinjët e viktimës thanë se ai u vra për arsye të këpucëve që kishte mbathur.

Kur u gjet trupi i tij, këpucët ishin vjedhur dhe ai ishte zbathur. Policia ka konfirmuar më pas se një grua 30 vjeçare është e dyshuara kryesore për vrasjen e Ahsanullahut. 30 vjeçarja është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim. Ndryshe familja e Ahsanullah e përshkruan atë si person të lumtur dhe shumë i dashur për të gjithë./Indeksonline/