11:18 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gruaja mbetet e paralizuar, bie nga shtrati teksa po kryente marrëdhënie seksuale

Një grua ka mbetur e paralizuar pasi ra nga shtrati ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale.

Claire Busby, nga Maidenhead-Berkshire, pësoi një dëmtim serioz në shpinë kur ajo ra nga shtrati i dyfishtë, super-mbretëror teksa ajo e ndryshoi pozicionin e saj.

Kjo gjë është bërë e ditur nga gjykata që po merrej me rastin. 46 vjeçarja pretendon se shtrati ishte në gjendje të “dëmtuar” në kohën e aksidentit të saj dhe po merr masa ligjore kundër furnizuesit të shtratit nga kompania ‘Beds Are Uzzz’, transmeton Indeksonline.

Firma në fjalë më pas ka mohuar të ketë përgjegjësi në këtë aksident duke thënë se shtrati ishte montuar siç duhet.

Zonja Bysby thuhet të jetë lënduar teksa po kryente marrëdhënie me partnerin e saj John Marshall. Më pas ajo deklaroi në gjykatë se ishte gjunjëzuar në mes të shtratit duke kryer një akt seksual kur ajo vendosi të lëvizte pozicionin./Indeksonline/