13:17 / E Premte, 19 Janar 2018

Gruaja më tradhton tash e 20 vite dhe unë e di po s’flas!

Një person ka treguar për The Sun historinë e tradhtisë që gruaja e tij ia bën prej që janë martuar, tash e 20 vite.

Unë jam 48 vjeçar dhe ajo i ka 43 vjet. Gjashtë muaj pas dasmës sonë ajo kishte disa shkëndija me kolegun e saj të punës.

Më pas ajo kishte një marrëdhënie me burrin e motrës sime.

Kur lindën fëmijët, ajo hoqi dorë nga puna pasi nuk kishte kohë për burra tjerë. Por tani ata janë rritur dhe gruaja ime punon pastruese.

Kam lexuar mesazhet e saj në telefon dhe më duket se ajo ka marrëdhënie me të rinjtë të cilëve ua pastron banesën, transmeton Indeksonline.

Psikologia i përgjigjet:

Nuk ju fajësoj, ju keni bërë shumë për lidhjen tuaj. Tani është koha të mendoni për vetën dhe të vendosni për të ardhmen.

Tregoni asaj se e dini që po iu tradhton dhe prisni se çka do t’iu thotë. /Indeksonline/

 

Temat: