10:26 / E Martë, 06 Prill 2021 / OSH

Gruaja njofton policinë e Kosovës: Burri më ka sulmuar fizikisht, më ka goditë shuplakë

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.

Një ankuese nga Graçanica ka lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shkruan IndeksOnline.

“DHUNË NË FAMILJE     Graqanicë, 04.04.2021-16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj kosovar, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë. Ankuesja nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline.