15:32 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gruaja përjashtohet nga fluturimi, i quan udhëtarët muslimanë “terroristë”

Një grua me origjinë britanike u largua nga fluturimi i “Thomas Cook”, pasi i quajti pasagjerët muslimanë “terroristë”.

Gruaja që mendohet të jetë në të 30-at e vonoi fluturimin nga Dalmati i Turqisë në Gatwick për 70 minuta.

Ajo e quajti stafin “të neveritshëm” që e kishin bërë atë të fluturojë me “terroristët, duke shtuar se “kjo nuk duhet të ishte e lejuar”.

Pasagjeri Shamea Oldham, 18 vjeç, i tha Daily Mirror se ajo  thoshte se nuk donte të fluturonte me ta dhe nuk pranonte të linte aeroplanin të dilte në bord me ta. Ndërsa babai i dy fëmijëve, Mario van Poppel, 40 vjeç, shtoi: “Ajo që po thoshte ishte e tmerrshme. Ajo bërtiste duke thënë se ata ishin një kërcënim”.

Në anën tjetër  një zëdhënëse e Thomas Cook Airlines tha: “Dy pasagjerë në fluturim MT105 nga Dalamani në Londër ,Gatëick u larguan nga aeroplani prej policisë pas sjelljes sulmuese në bord.

“Siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit është gjithmonë prioritet i parë dhe ne nuk e pranojmë këtë lloj sjelljeje në avionin tonë.”

“Na vjen keq për klientët tanë për vonesën që kjo shkaktoi në fluturimin e tyre”, transmeton Indeksonline.