12:52 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gruaja që djersitet vazhdimisht e që dëshiron të normalizojë atë (Foto)

Ne të gjithë djersitemi na njëherë, është krejtësisht normale.

Por kjo nuk na ndalon që të ndihemi të zënë ngushtë kur vërehemi mbi ndonjë këmishë se jemi djersitur .

Pra, imagjinoni se çfarë është të djersiteni vazhdimisht, pavarësisht se sa ftohtë është.Imagjinoni që të mos keni asnjë mënyrë për të fshehur djersën tuaj dhe ndjenjën se janë formuar pellgje rreth këmbëve tuaja, transmeton Indeksonline.

E pra, ky është realiteti i Lydia Caroll, 32 vjeçare e cila vuan nga Hyperhidrosis.Gjendja e saj shkakton djersitje të pakontrollueshme nga duart e saj edhe kur është shumë ftohtë.

Ajo u diagnostifikua me Hyperhidrosis kur ishte 16 vjeç, duke përjetuar djersitje të bollshme që prej atëherë.Lydia thotë se në fillim e pati shumë të vështirë por që tani është e rehatshme me djersën e saj, por thotë se e dëmton vetëbesimin që ka.

Ajo gjithashtu thotë se djersitja ka ndikuar së tepërmi në jetën e saj private pra në takime të ndryshme./Indeksonline/