09:29 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gruaja që punon si princeshë dhe fiton 100 dollarë në orë

Një grua  e quajtur, Rachelle Douglas punon si ‘princeshë profesionale’ dhe  fiton 100 dollarë në muaj.

Ajo veshë kostumet e personazheve të princeshave dhe aktron rolet e tyre, transmeton Indeksonline.

Aktrimi i princeshave është një punë me orar të plotë dhe Rachelle thotë që kohën e lirë e shfrytëzon duke i shikuar filmat e princeshave vetëm që të rritë nivelin e performancave.

Herën e parë kur kishte veshur një kostum të princeshave kishte qenë tre vite  më parë kur kishte qenë në një aheng të fëmijëve, vetëm si favor për shoqen e saj. Por ajo u dashurua me atë punë.

Në një intervistë ajo tha se ndonjëherë kur veshët me kostume, as fëmijët e saj nuk e njohin./Indeksonline/