22:48 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gruaja vdes për 27 minuta, shkruan mesazh sapo zgjohet!

Një gruaje nga Arizona e ShBA-së i ndaloi zemra për disa minuta.

Kështu, bashkëshorti i saj i dha ndihmen e shpejtë për ta mbajtur në jetë derisa arriti ndihma e shpejtë.

Mantelbardhëve iu deshën hiç më pak se 27 minuta për ta rikthyer Tina Hines përsëri në jetë, gjatë gjithë këtyre minutave ajo ishte e vdekur.

Kur u kthye në jetë plotësisht, ende pa qenë e aftë të flasë, ajo kërkoi diçka për të shkruar, dhe dukej qartë që po përpiqej të shkruante fjalë. Por nuk shquheshin mirë. Megjithatë, po t’i shohësh me kujdes, është mesazhi “It’s Real”, ose “Ekziston”, “Është e vërtetë”.

Kur iu kthye e folura, Tina tregoi se kishte parë parajsën, dhe se gjithçka ishte shumë e gjallë, me ngjyra të ndezura e të qarta.

Mbesa e saj e bëri tatuazh shkrimin, në nder të tezes.