11:44 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gruaja zgjohet nga morgu pasi shpallet ligjërisht e vdekur!

Një grua u dërgua në morg dhe u shpall e vdekur pas një përplasje makinash pranë Johanesburgut.

Problemi i vetëm është se ajo nuk kishte vdekur.

Gruaja u zbulua nga një punëtor i murgut dhe se tani po shërohet në një spital në lindje të Afrikës së Jugut.

Familja e gruas nuk pranoi të komentonte për incidentin në BBC por thanë se edhe vetë kanë nevojë për një përgjigje, transmeton Indeksonline.

Madje thuhet se kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur. Në fakt, nuk është aq e pazakontë sa mendohet.

Në Poloni një grua 91 vjeçare u zgjua nga morgu pasi u shpall e vdekur ligjërisht. Një gjë e ngjashme ndodhi më nje burrë 24 vjeçar kenian, një grua 61 vjeçare në Delaware dhe një burë 30 vjeçar në Australi.

Një burrë tjetër 78 vjeçar në Misisipi bëri të gjithë rrugën për në shtëpi nën një qese të trupit para se punëtorët të zbulonin se ai ishte gjallë.

Ekzistojnë disa teori se pse ndodhë kjo dhe gjithnjë varet nga situate e personit “të vdekur”-pra si “vdiqë” dhe vendi ku ligjërisht shpallet personi i vdekur.

Guardian ka raportuar për një nga teoritë më të zakonshme. Disa njerëz thuhet se përjetojnë një gjendje të quajtur ‘Katalepsy’, një çregullim nervoz që përsërit ashpërsinë mortis, ngurtësimin e muskujve pas vdekjes, zvogëlon përgjigjen e trupit ndaj stimujve dhe ngadalëson frymëmarrjen. /Indeksonlien/

Temat: