12:01 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / MSH

Gruas nga Shqipëria i vidhet zinxhiri i arit në Prizren

Një gruaje nga Shqipëria i është vjedhur një zinxhir ari në rrugën “Nazim Pula” në Prizren.

Grabitësi më pas ka ikur në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është nën hetime.

Rasti ka ndodhur paraditen e së premtes, njofton policia.

Rr.Nazim Pula, Prizren 22.07.2022-10:50.Viktima femër shtetase e  Shqipërisë ka njoftuar se një person i dyshuar i panjohur i ka grabitur një zigjir ari dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime” thuhet në njoftim.