10:55 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / k.v

Grupe të personave të maskuar po sulmojnë veturat në Zveçan

Grupe të personave të panjohur e të maskuar po sulmojnë veturat e qytetarëve në Zveçan, transmeton IndeksOnline.

Vetëm gjatë ditës së martë janë raportuar dy raste të ndryshme të sulmit.  

Policia ka njoftuar për të dy rasteve:

SULM & DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË

·         Zveçan 06.06.2023 – 10:00. Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

·         Zveçan 06.06.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopinjë bejspolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.