16:51 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Grupet e serbëve pengojnë ekipin e Indeksonline në veri të Mitrovicës (Video/Foto)

Grupe të serbëve janë mbledhur tek Shtëpia e Kulturës në veri të Mitrovicës.

Atyre u ka penguar raportimi i mediave kosovare, meqë disa nga ta kanë detyruar ekipin e Indeksonline të tërhiqen prej tyre dhe të mos raportojnë.

Ekipi i Indeksonline ka bërë të ditur se deri sa ishin në vend të ngjarjes duke kryer punën e tyre, u janë vërsulur serbët, çka kanë detyruar fotoreporterin Blerim Uka dhe kameramanin Jeton Sopa që të largohen nga vendi ku po qëndronin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak metra më larg ku po qëndrojnë njësitet policore.

Ndryshe, tek Shtëpia e Kulturës serbët janë mbledhur për të pritur drejtorin e Zyres për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq. Për këtë të fundit është raportuar se mund të ketë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale./Indeksonline/