23:00 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Grupi i famshëm anulon turneun evropian, kjo është arsyeja

Grupi australian i rokut, King Gizzard & The Lizard Wizard, kanë anuluar turnet e mbetura në Evropë.

Njëri anëtar ka zbuluar se vuan nga sëmundja e zorrëve, transmeton Indeksonline.

“Mackenzie ka qenë I sëmurë që disa vite, por e ka mbajtur sekret deri tani. Në dhjetë vitet e fundit e ka trajtuar sëmundje më shumë. Është çudi që nuk I kam anuluar edhe më herët shfaqjet. Por për momentin jam keq me shëndet dhe duhet të shkoj në shtëpi për të vazhduar trajtimin”, tha ai./Indeksonline/